Në Lagjen 1 të qytetit të Skenderajt ka filluar shtrira e gypit të kanalizimit

Me trendin e zgjerimit të qytetit të Skenderajt, po rritet nevoja për shtrirjen e projekteve kapitale në çdo lagje dhe vendbanim. Sot, në Lagjen 1 të qytetit të Skenderajt, në krahun kah Llausha, ka filluar shtrira e gypit të kanalizimit në rrjetin ekzistues, shërbim i cili është i domosdoshëm për mirëqenien e qytetarëve të kësaj pjese të qytetit. Për ti pa nga afër punimet ishte prezent edhe kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, i cili i uroj banoret për këtë projekt dhe shtoj se komuna e Skenderajt ç’do herë do të jetë afër qytetarit dhe në shërbim të tij për të krijuar kushte sa më të mira për jetë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve nderohet Epopeja e UÇK-së

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale …