Ka nisur tashmë një projekt tjetër i ri kapital në qytetin e Skenderajt, dhe bëhet fjalë për Lagjen III, në të cilën po shtrohen më kubëza rrugicat e lagjes në fjalë. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili kishte premtuar këtë projekt, ka vizituar sot pasdite bashkë me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, lagjen po zhvillohen punimet. Projekti, përveç kubëzimit të rrugicave, parasheh edhe asfaltimin e rrugës që lidh këtë lagje me Prekazin e Poshtëm, ndriçimin publik dhe ndërtimin e trotuarit për këmbësorë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
