Në Malishevë 19 të shëruar nga covid dhe janë regjistruar 15 raste të reja

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 19 persona, ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja. Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHKP-së dhe QKMF-së, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4094 raste, prej tyre 3875 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 132 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Superheronjtë në Skenderaj

Klubi Alpin Prishtina, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt dhe Drejtorinë e Arsimit në Skenderaj, …