Në Malishevë asnjë rast aktiv me covid

Në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është asnjë rast aktiv me covid-19, pasi nga sot edhe dy rastet e fundit janë shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent për menaxhimin e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2769 raste, prej tyre 2669 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid, nuk është asnjë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …