Në Malishevë përfunduan garat shkollore komunale në sport

Në organizim të Shoqatës së Pedagogëve të Sportit Shkollor (SHPSSH) të Malishevës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, gjatë dy muajve, janë mbajtur garat shkollore komunale në sport. Të hënën kanë përfunduar të gjitha garat dhe janë shpërblyer ekipet fituese. Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtoresha e Drejtorisë së Kultures, Rinisë dhe Sportit, Blerta Krasniqi, drejtori i Drejtorisë së Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hajdin Berisha dhe zyrtarët të jerë. Në këto gara kanë marrë pjesë rreth 1500 nxënës, të cilët kanë përfaqësuar shkollat në Komunën e Malishevës. Me rastin e përfundimit të garave, nënkryetari Mazreku i ka përshëndetur dhe uruar të gjitha ekipet, apo shkollat fituese dhe ju ka dëshirua suksese në garat e mëtutjeshme.

Edhe Shoqata e Pedagogëve të Sportit Shkollor, i kanë falënderua të gjitha shkollat për pjesëmarrjen e tyre dhe për kontributin e dhënë në organizimin këtyre gara.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …