Në Malishevë u mbajt trajnimi ”Te drejtat e grave në punë dhe integrimi gjinor”

Organizata joqeveritare,”Rrjeti Qeliza”, nga Gjakova, në bashkëpunim me zyrtaren nga Zyra për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, realizuan trajnimin, ”Të drejtat e grave ne punë dhe integrimi gjinor”. Në këtë punëtori te pranishme ishin mësimdhënëse nga shkolla të ndryshme të komunës së Malishevës, ku u diskutua për të drejtat në punë dhe integrimin gjinor. Në vazhdimësi nga trajnerja Edona Sina u diskutua edhe për ngacmimet seksuale në vendin e punës, komunikimin nderkolegial dhe menaxherial. Gjatë trajnimit debati ishte interaktiv ku të pranishmet diskutuan për temat e cekura më lartë dhe vlerësuan se ende ka hapësirë në shoqërinë tonë për vetëdijesim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …