Në Malishevë u mbajt Tryezë Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës. Kjo Tryezë u organizua bashkërisht nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe Save the Children dhe zhvillohet në kuadër të projektit PROtectChild, synimi i së cilit është të diskutojë me akterë lokal në lidhje me projekt Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës. Tryezë, mbledhi akterë të rëndësishëm komunal si: anëtarë të kuvendeve komunale, zyrtarë nga zyrat përkatëse për ofrimin e shërbimeve për fëmijë, drejtorë shkollash dhe arsimtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile dhe mediet lokale, për të diskutuar për të drejtat e fëmijës në përgjithësi,rreth projekt-ligjit për mbrojtjen e fëmijës në veçanti si dhe rëndësinë e tij, respektivisht mundësitë dhe sfidat për zbatimin e këtij ligji në nivelin komunal.
Ligji ka për qëllim
1.1. mbrojtjen e fëmijës, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor e institucional, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës, të akteve ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë, si dhe të legjislacionit në fuqi;
1.2. të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimitkeqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës;
Tryezën e udhëhoqi, përfaqësuesja e ATRC-së, Vjosa Macula, kurse për Malishevë Koordinatori, Enver Mazreku e ku morën pjesë edhe nga QPS- zyrtarja, Herolinda Bytyçi, Koordinatorja për mbrojtjen e fëmijëve, njëherit zyrtare për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi etj. Në fund të tryezës u dhanë edhe rekomandime për projekt-ligjin në fjalë.