Në mungesë të kuorumit ndërpritet mbledhja e dytë e rregullt e KK të Malishevës

Mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, filloi me debatin jashtë rendit të ditës, ku nga këshilltarët komunal u ngritën disa çështje diskutimi, si; Situata me zjarret në zonat malore në disa fshatra të komunës sonë, përkujdesja për ujin e pijes, për shkak të mungesës së të reshurave, dhe rritjes së konsumit si dhe disa çështje tjera që lidhen me fushën e shëndetësisë, transportit, etj. Pas një debati konstruktiv rreth rendit të ditës, këshilltarët e grupeve politike të përfaqësuara në Kuvend, me shumicë votash e votuan rendin e ditës, duke përfshirë edhe propozimet për tri pika të reja shtesë. Pas miratimit të rendit të ditës, mbledhja e dytë e rregullt e KK të Malishevës u ndërpre në mungesë të kuorumit, për faktin se përfaqësuesit e opozitës u larguan nga salla.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë njofton se hapja e sezonit të gjuetisë 2025/2026 nuk vlenë për territorin e Komunës së Malishevës

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Malishevës përmes një vednimi të …