Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, nga udhëtimi zyrtar që ishte në Gjermani, ka filluar me punën në teren, ku fillimisht ka vizituar projektin që po realizohet në rregullimin e përroit të Dubiçakut, ndërsa më pastaj ka vizituar fillimin e asfaltimit të rrugës që shpie tek varrezat e reja të fshatit Mushtisht. Me këtë rast kryetari Muharremaj, ka theksuar se: “ ritmi i punimeve nuk ndalet për të investuar kudo në Komunën tone”.