Në kuadër të shënimit të 18 Qershorit – Dita e Çlirimit të Skenderajt, për çka Komuna kishte organizuar një sërë aktivitetesh, dje në një ceremoni madhështore është inauguruar emri i Shkollës “Rifat Mëziu”.
Në këtë ngarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familja e dëshmorit Rifat Mëziu, që ishte edhe mësimdhënës, deputetë të Parlamentit të Kosovës, mësimëdhënës, prindër, nxënës dhe qytetarë të shumtë.
Me këtë rast, pas fjalimeve dhe programit artistik të përgatitur nga shkolla, është bërë zbulimi i emrit të Rifat Mëziut, i cili gjatë luftës së Kosovës, zëvendësoi ditarin shkollor me pushkë dhe bankat me betejën e luftës.
Nder dhe respekt për dëshmorin Rifat Mëziu, dhe përgëzime për drejtorinë, mësimëdhënësit dhe nxënësit për këtë emër të respektuar, thuhet në postimin në facebook, të komunës së Skënderajt.