Në qytetin e Vitisë kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës “Hoxhë Jonuzi” dhe “Muhamet Muharremi”. Me këtë rast punimet i ka vizituar i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Krahas këtyre punimeve brenda qytetit janë duke u vazhduar edhe punimet e sheshit nga qendra e qytetit tek posta. Gjithashtu në Viti, po bëhet edhe finalizimi i projektit me kalldrëm përgjatë lumit “Morava e Binçës”. Përndryshe me përfundimin e këtyre punimeve po bëhet rivitalizimi dhe zgjerimi i tërësishëm i rrugës nga QKMF-ja deri në hyrje të fshatit Drobesh. Përndryshe ky projekt është financuar me mjetet financiare që komuna e Vitisë, ka përfituar në kuadër të grantit të performancës.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
