leoni

Në Rahovec janë mbajtur garat komunale në Volejboll për nxënësit e shkollave të mesme, në kategorinë për djem dhe vajza

Përfshirja e të rinjve në aktivitete të ndryshme, sidomos aktivizimi i tyre në jetën sportive, është prioritet kryesor i komunës së Rahovecit! Duke u nisur nga ky këndvështrim, komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka përkrahur edhe projektin e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike, i cili ka për qëllim organizimin e garave sportive në nivel komunal, si dhe përfaqësimi i tyre edhe në nivel regjional e republikan. Organizimi i sportit shkollor, duke filluar nga garat në shkollat fillore dhe të mesme, duke kaluar në nivel komunal, në nivel regjional dhe në atë republikan, qëllim kryesor kanë identifikimin e talenteve të rinj dhe orientimin profesional të tyre. Andaj, janë mbajtur garat komunale në Volejboll për nxënësit e shkollave të mesme, në kategorinë për djem dhe vajza.

Pjesëmarrëse në këto gara ishin shkollat e mesme:

  1. SHML “Xhelal Hajda-Toni” nga Rahoveci,

  2. SHML “12 Maji” nga Ratkoci,

  3. SHML “Ukshin Hoti” nga Krusha e Madhe.

Përgëzime për fituesit në këto gara, për profesorët të cilët janë marrë me përgatitjen e ekipeve pjesëmarrëse dhe për kryetarin e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike, Admir Mullabazi. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Bjondina Kleqka, do të vazhdojnë të mbështesin projekte të tilla që kanë për qëllim aktivizimin e të rinjve përmes aktiviteteve sportive. Aktivitetet në kuadër të këtij projekti, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Suksese fituesve edhe në garat regjionale dhe republikane!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …