Në Rahovec ka filluar ndërtimi i shtëpisë për të moshuar për qëndrim ditorë

Mbi qytetin e Rahovecit, tek “Epopeja e UÇK-së”, ka filluar ndërtimi i shtëpisë për të moshuar për qëndrim ditorë. Kjo është kërkesë e kahershme e qytetarëve të moshës së shtyer dhe komuna e Rahovecit do ti jep jetë si investitor me vlerën e kontratës: 89,979.00 euro. Në këtë qendër parashihet të ketë një sallë kolektive për qëndrim dhe aktivitete, dhoma për të pushuar si dhe teracë. Kjo do të jet një strehë e ngrohtë për këtë pjesë të ndjeshme të shoqërisë dhe një mundësi e mirë e socializimit ndërmjet tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …