Në Runik të Skenderajt është organizuar ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për Shoqatën e Grave “Okarina”

Në Runik të Skenderajt është organizuar ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për Shoqatën e Grave “Okarina”, që përfshinë një traktor dhe pajisje tjera të nevojshme bujqësore, falë mbështetjes së Ambasadës së Japonisë në Republikën e Kosovës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ambasadori Keisuke Yamanaka, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, drejtoresha e shoqatës Fetije Smakaj, anëtaret e shoqatës dhe të ftuar tjerë. Kryetari Nura, me këtë rast, ka falënderuar ambasadorin Yamanaka dhe popullin japonez, shteti i të cilit ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha. Edhe ambasadori japonez është shprehur i lumtur që po ndihmohet Shoqata “Okarina”, me çka pajisjet e dhuruara, do të ndihmojnë në promovimin e bujqësisë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …