leoni

Në shkollat e komunës së Skenderajt mbahen ligjërata rreth trafikimit me qenie njerëzore

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Njësia për Integrime Evropiane – të Drejtat e Njeriut dhe Zyra për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kosovës në Skenderaj, kanë mbajtur këto ditë ligjërata në shkollat e komunës rreth trafikimit me qenie njerëzore, në kuadër të Fushatës 16 Ditë të Aktivizmit. Qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi i të rinjve rreth kësaj çështjeje, e cila është vepër e dënueshme me ligjet e Kosovës. Pjesë e aktivitetit ka qenë edhe shpërndarje broshurave me informacione relevante kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …