Ekipi i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj vazhdoi fushatën sensibilizuese-vetëdijsuese për kancerin e gjirit.
Ky ekip realizoj kësaj radhe një ligjëratë në shkollën e fshatit Greme me komunitetin dhe stafin e shkollës. Përveq ligjëratës të pranishmëve iu praktikua nga infermieret edhe vetkekzaminimi rutinor i gjirit, iu dhanë mesazhe vetëdijsuese për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje.