Në Skenderaj u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Kryesuar nga Adelina Spahiu, kryesuese e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të hënën është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës si vijon:

Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2024, dhe rekomandimet e tij

Propozim – vendimi për themelimin e poliklinikes specialistike në kuadër të Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Skenderajt

Propozim – vendimi për miratim të raportit vendimtar për vlerësimin e dëmeve, si pasojë e fatkeqësive natyrore.

Pas diskutimeve të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, pikat e rendit të ditës janë rekomanduar për miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …