Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, u zhvillua aktiviteti “Ora e Pritjes” që është një ekran digjital i vendosur nga platforma Liria ka Emër e që shënon numërimin mbrapsht të ditëve deri te vendimi gjyqësor me 16 shtator, ditës kur Skenderaj do të presë me zemër, besë dhe dinjitet drejtësinë për çlirimtarët tanë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Aktiviteti u zhvillua në prezencën e Kryetarit të Komunës së Skenderajt,z. Sami Lushtaku, organizatorëve të platformës “LIRIA KA EMËR”, Eliza Hoxhës dhe Ismail Tashollit, deputetëve, komandantëve të luftës dhe të qytetarëve të shumtë, të cilët u bashkuan në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me çlirimtarët tanë.
Nga zemra e Drenicës, u përcoll edhe një herë mesazhi i qartë se liria ka emër, ka histori dhe ka njerëz që nuk harrohen kurrë.
Më 16 shtator, të gjithë bashkë, me zemër e besë, për drejtësinë, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
