Stadiumi i futbollit në Ferizaj – drejt nisjes së punimeve

Po intensifikohet koordinimi ndërinstitucional për t’i hapur rrugë nisjes së punimeve në Stadiumin e Futbollit në Ferizaj.

Në bashkëpunim me zyrtarët e Ministrisë së Sportit, projektuesit dhe zbatuesit e projektit, po zhvillohen angazhimet e fundit teknike dhe organizative, duke e çuar procesin në fazën finale të përgatitjeve para fillimit të punimeve në terren.

Realizimi i këtij projekti përbën një investim të rëndësishëm për të ardhmen e sportit ferizajas. Stadiumi i ri do të krijojë kushte bashkëkohore për klubet dhe sportistët, por edhe një ambient më të përshtatshëm për tifozët dhe të gjithë dashamirët e futbollit.

Synimi është i qartë: përgatitjet të përmbyllen sa më shpejt dhe projekti të kalojë nga faza e planifikimit në punë konkrete në terren, duke i dhënë Ferizajt infrastrukturën sportive që meriton.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e Komitetit për Komunitete në Komunën e Deçanit

Është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesi i Komitetit, …