Në Suharekë u mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

Është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete, ku si rend dite kishin këto pika: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirimin e zjarrfikësve nga shërbimet mjekësore parësore; Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-020-8571, të datës 26.02.2018; Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për emërtimin e zonave të qarkullimit publik; Të ndryshme

Udhëheqëse e këtij takimi ishte Kryesuesja e Komitetit për Komunitete Shkëndije Shabanaj, e cila vendosi për votim këtë rend dite dhe i cili kaloi me votat e të gjithë anëtarëve të këtij komiteti. Për secilën pikë u diskutua veç e veç, ku të gjithë anëtarët ranë dakord që këto pika të procedohen për në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …