Në tërë territorin e komunës së Junikut kanë filluar punimet në mirëmbajtën e rrjetit të ndriçimit publik

Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, së bashku me bashkëpunëtor ka inspektuar sot punimet te cilat po kryhen në lagjen Hebib afër stacionit të autobusëve në Çok. Ky projekt financohet nga komuna e Junikut dhe do të ndikoj në rritjen e sigurisë së qytetarëve të Junikut. Ky projekt parasheh mirëmbajtjen e pajisjeve të rrjetit të ndriçimit aktual, ku shumica e këtij rrjeti është i dëmtuar dhe në shumë lagje rrjeti i ndriçimit publik është jashtë funksionit. Komuna e Junikut do të angazhohen maksimalisht së bashku me kompaninë e cila po kryen punimet të intervenoj dhe evitoj defektet në kohe sa më të shpejtë,  që siguria e qytetarëve të jetë në plan të parë.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …