Sot në Viti në sheshin e qytetit të Vitisë “Nijazi Azemi-Komandant Mjekra” është mbajtur karvani shëndetësor i njohur me emrin PërShëndetje”, i organizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti në bashkëpunim me AQH dhe OJQ ”Mundësia” nga Mitrovica.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili. Me këtë rast kryetari Haliti i përgëzoi atë për këtë aktivitet që për qëllim ka vetëdijesimin e qytetarëve për sëmundjet e ndryshme si dhe që sipas tij kjo është në interes të shëndetit publik. Kurse drejtoresha Halili-Kadolli tha se pos që sot qytetarët vitias mund të njoftohen rreth sëmundjeve të ndryshme dhe parandalimit të tyre ata këtë mund ta bëjnë edhe tek QKMF-ja në Viti ku ka edhe këshillimore të pos çashme. Ajo bëri me dije se është hera e dytë që ky karavan shëndetësor po mbahet në qytetin e Vitisë. Përndryshe gjatë këtij karvani qytetarët vitias kanë mundësinë që në sheshin e qytetit në tendat e vendosura të njoftohen rreth sëmundjeve të ndryshme parandalimin e tyre ose edhe rreth faktorëve të rrezikut, të sëmundjeve jo ngjitëse dëmet që shkakton duhan pirja konsumimi i alkoolit, mos aktiviteti fizik dhe ushqyeshmëria e shëndetshme por të marrin edhe këshilla kundër kancerit të gjirit.