leoni

Në Zatriq, po merr formë një nga projektet më të mëdha për prodhimin e energjisë së dekarbonizuar në nivel vendi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpuntorë kanë parë nga afër në Zatriq ecurinë e punimeve të një nga projekteve më të mëdha për prodhimin e energjisë së dekarbonizuar në nivel vendi. Sipas këtij projekti, 12 turbina do të vendosen për prodhimin e energjisë nga era, të cilat do të kenë kapacitet prodhimi prej 70MË, në kuadër të një investimi me mbi 90 milionë euro.

“Komuna e Rahovecit ka fatin që të bëhet zonë e interesit të investitorëve së energjisë së gjelbër, siç është kompania “Eurokos”, duke qenë se kjo do të orientojë investime të reja, por edhe do t’i kontriubojë punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë sonë.

Pashë sot nga afër punën që po bëhet dhe seriozitetin e investitorit, duke respektuar protokollet e sigurisë dhe shëndetit në punë, mbrojtjes së mjedisit dhe realizimin e projektit sipas dinamikës së paraparë.

Energjia e dekarbonizuar është e ardhmja, prandaj mirëpresim dhe jemi të hapur për të ofruar lehtësira për çdo investitor serioz që vjen me projekte të ngjashme. Aq më shumë, kur edhe vendi ynë, sikurse shumë vende në rajon e Evropë, kanë paqëndrueshmëri për furnizim stabil me energji elektrike”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Rahovecitr, z. Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i tretë publik me Punëtorët e Komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi takoi të mërkurën punëtorët e administratës komunale, …