Në Zatriq u përurua parku i energjisë së ripërtëritshme të prodhuar nga era

Në Zatriq të Rahovecit, sot është inauguruar parku i energjisë së ripërtëritshme të prodhuar nga era, një investim prej rreth 110 milionë eurosh, me 70 MW kapacitet të instaluar.

“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Rahovecit. Jemi këtu për të inauguruar parkun e energjisë së ripërtëritshme të prodhuar nga era, në Zatriq, një investim prej rreth 110 milionë eurosh, me 70 MW kapacitet të instaluar. Një projekt i rëndësishëm për energjinë e pastër, zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e Rahovecit, tha në fillim të fjalës së tij kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Këtu në këtë vend ku era ka fryer ndër breza sot ajo po shëndërrohet në energji në investim dhe zhvillim. Kjo dëshmon se Rahoveci, ka potencial ka hapësirë për investime dhe zhvillim. Në vitin 2022 komuna e Rahovecit trajtoj kërkesën për vendosjen e fluturakeve  me erë në këtë zonë. Me vendimin e Kuvendit të komunës të datës 30 mars 2022 projekti u shpallë në interes të përgjithshëm. Më pas me miratimin e Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031, u përcaktuan edhe zonat për zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme. Komuna e Rahovecit do të vazhdoj të jetë partnere e investimeve serioze dhe të lighshme sepse Rahoveci ka shumë për të ofruar edhe në të ardhmen. Sot në Zatriq kemi erën, në Gur të Kuq dhe Kramavik po zhvillohet një tjetër investim i rëndësishëm në prodhimin e energjisë nga dielli, poashtu disa zona të tjera janë të gatshme për ndërtimin e parqeve diellore, tha ndër të tjera kryetari Latifi.

Të pranishëm në këtë aktivitet inaugurimi ishin edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme, prandaj, si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi ndërmarrë hapa konkretë përmes investimeve të mençura dhe në interes të qytetarëve, por edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh.

Parku i Erës në Zatriq është një investim prej rreth 106 milionë eurosh, i cili do të mundësojë prodhimin vjetor të rreth 185 gigavat-orëve energji të pastër dhe të mbulojë nevojat vjetore për energji të rreth 45 mijë familjeve. Duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë financiarë për mbështetjen e tyre, si dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe ekipet profesionale, të cilët kanë punuar që ky projekt të bëhet realitet, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se me këtë park të erës, po shtojmë një tjetër gur në themelet e një të ardhmeje energjetike më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj, priti në takim Kolonelin Giuseppe De Blasi, Komandant i Komandës Rajonale Perëndimore

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim Kolonelin Giuseppe De Blasi, …