Nënkryetari Krasniqi priti qytetarët për ti dëgjuar hallet e tyre

Tradita e pritjes së palëve-qytetarëve në Komunën e Malishevës, nga ana e kryetarit apo nënkryetarit, po vazhdon dhe kështu edhe sot, sikur çdo të enjte, qytetarët janë pritur nga ana e zyrës së kryetarit të komunës, përkatësisht janë pritur nga nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi, për ti dëgjuar hallet dhe nevojat që ata kanë. Edhe sot, sikur edhe herëve tjera, qytetarët, individualisht apo si delegacione në emër të komunitetit, i kanë paraqitur para nënkryetarit Krasniqi, problemet me të cilat përballen ata dhe nevojën që kanë për mbështetje nga komuna. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ju ka dhënë përgjigje në të gjitha rastet, duke ju dhënë këshillat e nevojshme dhe duke i orientuar për zgjidhjen e problemeve apo nevojave që ata kanë, si individ apo si grupe, dhe varësisht nga problemet dhe nevojat, ju ka ofruar mbështetjen e komunës si institucion.

 

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …