Nënkryetari Lushtaku ka vizituar vendin ku mblidhen mbeturinat në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Skenderaj

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive të Urbanizimit dhe Shërbimeve Publike, kanë vizituar vendin ku mblidhen mbeturinat në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Gjatë kësaj vizite inspektuese janë paraparë rregullimi i këndit ku mblidhen mbeturinat, modernizimi i parkingut si dhe gjelbërimi i hapësirës përreth. Nënkryetari Lushtaku ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë edhe punimet të cilat këtë pjesë të qytetit do ta bëjnë më të bukur.

May be an image of outdoors and brick wall

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Kosovës i duhet lidership i fortë që qëndron krah Ramush Haradinajt

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për …