Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka nënshkruar kontratat me 30 fermerë të komunës, në kuadër të mbështetjes të sektorit të pemëtarisë. Në kuadër të projektit të pemëtarisë, fermerët kanë përfituar mjete të punës, si: pompë spërkatëse me bateri dhe panel solar, gërshërë për krasitje, sharrë dore, dhe pajisje të tjera të domosdoshme për veprimtari të zhvillimit të pemëtarisë. Me këtë mbështetje, Komuna e Skenderajt po e përmbyllë vitin 2018 me ndihmë të drejtpërdrejtë të rreth 250 bujqve, brenda vetëm një viti punë të qeverisjes së kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.