Nënshkruhet kontrata për funksionalizimin e Tregut të Kafshëve në Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi nënshkroi kontratën për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të tregut të kafshëve me NP “X- Plast” me pronar Nexhat Vogliqi, fitues i ankandit publik. Kryetari Ilazi me këtë rast uroi fituesin e ankandit publik për zonën kadastrale në Kovaqec, ndërsa shtoi se përmes hapjes së tregut të kafshëve do të gjenerohen vende të reja të punës si dhe tregtia me kafshë do të jetë e definuar në një vend të caktuar. Kryetari Ilazi tha se pagesa e qerasë do të jetë një shumë simbolike, ndërsa shfrytëzimi i zonës kadastrale është për periudhën 15 vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …