NIS HARDH FESTI, FESTA E VJELJES SË RRUSHIT

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se të premtën më 5 shtator ka nisur festa e vjeljes së rrushit Hardh Fest 2025.Gjatë këtyre tri ditëve organizatori ka paraparë një sërë aktivitetesh nga fusha e artit, kju dio të performojnë këngëtarë të njohur si Aurela Gaqe, NRG Band, Naser Dula, Hysen Kafegjiu, Armend Rexhepagiqi, Arilena Ara, Xuxi, Tomi Kesh Elita 5, Aleksander Gjoka, pastaj do të ketë aktivitete tradicionale, duke shijuar rrushin, verën e rakinë e Rahovecit.

“Festa e Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2025, u hap sot. Për tre ditë rresht, do të jemi bashkë me ngjarje arti e aktivitete tradicionale, duke shijuar rrushin, verën e rakinë e Rahovecit. Mirë se vini, e kënaquni mes mikpritjes së ngrohtë e peisazhit mbreslënës të komunës sonë” ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …