Nis viti i ri shkollor 2020/2021 në të gjitha shkollat e komunës së Deçanit

Ka filluar vitit i ri shkollor 2020-2021 në të gjitha shkollat e komunës së Deçanit sipas Planit A, duke respektuar manualin e Ministrisë së Arsimit dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për masa mbrojtëse ndaj virusit COVID-19. Komuna e Deçanit ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit mësimor duke dezinfektuar objektet, furnizuar me dezinfektues, material higjieniko-sanitar dhe organizuar klasat nga personeli arsimor bazuar në masat mbrojtëse respektimin e distancës sociale dhe evitimit të kontaktit fizik sipas udhëzimeve të IKSHPK-së. Për të qen sa më afër nxënësve dhe personelit mësimor, një pjesë të shkollave të komunës së Deçanit i ka vizituar edhe i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj dhe me bashkëpunëtor të tjerë. Ramosaj  ndër të tjera tha: Ju lutem shumë që krahas përkushtimit maksimal në mësime, të keni kujdes të veçantë, duke mbajtur maskë dhe duke ruajtur distancën sociale. Përkrahja jonë si komunë, nuk do të mungojë asnjëherë. Urime, nxënës, prindër dhe mësimdhënës, viti i ri shkollor, shëndet e suksese të pa numërta!

#MbajtjeneMaskës

#RespektimineDistancës

#PastrimineDuarve

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …