Në qytetin e Rahovecit, kane filluar punimet për ndërtimin e parkut te stacioni i autobusëve.
Në ceremoninë e fillimit të këtij projekti i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Smajl Latifi së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Afrim Dina. Shtimi i hapësirave të gjelbëruara është një nga prioritetet e Komunës së Rahovecit, duke mundësuar kështu që qytetarët të pushojnë dhe kalojnë kohë më shumë në mjedis të hapur.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
