Një investim i madh sot ka nisur, thotë kryetari Kastrati

Sot kanë filluar punimet në projektin e radhës për urbanizimin edhe më tej të qytetit të Malishevës, atë të ndërtimit, trajtimit dhe pastrimit të shtratit të lumit Mirusha nga ura e madhe në qendër të qytetit deri te ura e transitit.

Ky projekt po bëhet përmes Grantit të Performancës, ku Komuna e jonë është përfituese në mesin e pak komunave në nivel vendi, skemë kjo e financimit që përkrahet nga projekti DEMOS në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL).

Vazhdojmë tutje për Malishevën Urbane, ka shkruar në rrjetin e tij socilal, Facebook, Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …