Një projekt i madh energjetik, që po merr jetë në Zatriq

Një projekt i madh energjetik, që po merr jetë në Zatriq, po shndërrohet në një mundësi reale zhvillimi për komunën te Rahovecit dhe për banorët e zonës.

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi për këtë qëllim ka pritur në takim auditorët mbikëqyrës të kompanisë ndërtuese, Greg McAlister dhe Daniel Mc Gahey nga RSK Group, të shoqëruar nga Savash Demirden nga Çalık Group, si dhe Ylber Shamolli dhe Bekim Jakupi nga Eurokos.

Në këtë takim është diskutuar për ecurinë e investimeve në turbinat me erë, për përfitimet konkrete që ky projekt do t’i sjellë Rahovecit, vende të reja pune, angazhim të bizneseve lokale dhe investime përcjellëse në infrastrukturë.

Kryetari Latifi ka theksuar se koordinimi i ngushtë ndërmjet Komunës, investitorëve dhe auditorëve mbikëqyrës është kyç që projekti të realizohet sipas planit dinamik dhe standardeve lokale e ndërkombëtare. Ky është investim në energji të pastër, por mbi të gjitha, investim në të ardhmen e komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkëpunimi që sjell rezultate

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka pritur të premtën në takim në …