Njoftim nga DEZHT në Rahovec për organizimin e sesionit informues rreth skemës së granteve nga MKRS

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me AZHR-Jug organizon: SESION INFORMUES RRETH SKEMËS SË GRANTEVE  TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT (MKRS). Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në sesionin informues rreth mundësisë së përfitimit të mbështetjes financiare nga MKRS (https://www.mkrs-ks.org/?page=1,114). Projekti do të ndahet në dy Lote, si vijon:

Loti 1 – Bizneseve që do të krijohen Start-Up me Spin – off (person/at fizik),

Loti 2 – Bizneseve fillestare Start-Up, të themeluara nga 3 muaj deri 3 vitet e fundit ( 19 Tetor 2018 deri 19 Korrik 2021).

 Të drejtë aplikimi për Lot-1, kanë personat fizik ndërmjet moshës 18-29 vjeç, ndërsa për Lot-2 kanë të gjitha Bizneset start-up që janë në pronësi ose bashkëpronësi (së paku 50%) nga të rinjtë ndërmjet moshës 18-29 vjeç, të themeluara nga 3 (tre) muaj deri 3 vitet e fundit ( 19 Tetor 2018 deri 19 Korrik 2021)

Afati i fundit për aplikim është  05.11.2021

Më shumë detaje rreth thirrjes për aplikim do të jepen gjatë takimit, i cili do të mbahet me datën 27.10.2021. ditë e mërkurë në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, prej orës 11:00.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …