Komuna e Ferizajt, në zbatim të Ligjit për Planifikimin Hapësinor nr. 04/L-174, dhe udhëzimit administrative për pjesëmarrje dhe konsultim publik, njofton të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, ekspertët e fushës dhe palët tjera të interesit se do të mbajë sesion publik për prezantimin e profilit ekzistues të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt (PZHK).
Qëllimi i këtij takimi është informimi i publikut mbi:
• Fazat e hartimit të PZHK-së dhe metodologjinë e punës;
• Kornizën ligjore dhe institucionale të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK);
• Faza e parë: Profilin komunal;
• Sesion i diskutimeve.
Ky konsultim publik synon të sigurojë pjesëmarrje transparente dhe gjithëpërfshirëse të qytetarëve dhe akterëve lokalë në procesin e planifikimit afatgjatë të territorit të Komunës së Ferizajt.