U mbajt edicioni i gjashtë i Ferizaj Piano Fest

Me shumë sukses u përmbyll edicioni i VI i Festivalit “Ferizaj Piano Fest”. Ishin këto mbrëmje të mbushura me emocione, profesionalizëm dhe art. Ky festival u mbajt në Galerinë e Arteve të qytetit tonë në Ferizaj dhe patëm rastin të përcjellim mbrëmje artistike të cilat jo shpesh i përjetojmë.

Pianistja me famë botërore, Lule Elezi, magjepsi publikun me mjeshtërinë e saj, duke e shndërruar çdo tingull në emocion të pastër dhe përjetim të thellë. Krah saj, sopranoja e mirënjohur Zana Abazi Ramadani mbushi sallën me zërin e saj kristal, të fuqishëm dhe të ngrohtë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme artistike.

Publiku pati gjithashtu mundësinë të dëgjojë

dy pianistet e mirënjohura nga Shqipëria, Ana Kaçinari dhe Fjorda Veizaj, të cilat interpretonin vepra të kompozitorëve shqiptar në një duo pianistike mbresëlënëse. Po ashtu, sopranoja Adelina Qerimi-Bucaliu dhe mysafirja speciale, pianistja, nxënësja Bora Lepaja, pasuruan programin me performancat e tyre të shkëlqyera.

Ky festival nuk do të kishte këtë madhështi pa punën e palodhur të themelueses dhe drejtoreshës së festivalit, Ylberina Isufi, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me profesoreshën Besiana Dermaku, të cilat me përkushtim dhe vizion e ngrisin çdo vit më lartë nivelin artistik të këtij eventi.

Festivali Ferizaj Piano Fest, në këtë edicion ka vulosur një kapitull të ri të suksesshëm në komunën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …