KEK
Fillimi / Personalitete / Ajet Rexhep Rexhepi (Çirezi) (1895 – 1975)
Ajet Rexhep Rexhepi (Çirezi) (1895 – 1975)

Ajet Rexhep Rexhepi (Çirezi) (1895 – 1975)

Familja Rexhepi nga Çirezi, familje me tradita të mirënjohura luftarake dhe atdhetare

 

Familja Rexhepi është një familje me tradita të vjetra luftarake dhe patriotike për ketë dëshmojnë edhe të dhënat historike për trimat e rënë në luftë për lirinë e Kosovës.

Nderë të paret që ka rënë në luftë me pushtuesit Osman (turq) është Ramadani ky është marrë peng nga ushtria turke i cili më nuk është kthyer dhe nuk ka të dhëna për vendin dhe mënyrën e vrasjes.

Pastaj vjen Ferizi gjithashtu edhe ky i marrë peng nga ushtria turke për fatin e të cilit nuk dihet se ku janë vrarë këta dy pjesëtarë të kësaj Familje, ka qenë periudha mbase Lidhjes së Prizrenit vitet 1879-1900. Si Familje atdhetare që i kanë luftuar pushtuesit e huaj vijnë anëtarë të tjerë të kësaj Familje:

 

Hazir ( Tahir ) Çirezi

 

Në kohën e Serbisë se parë kur pushtuesi serb kërkonte të asgjësonte të gjithë krerët e lëvizjes kombëtare që kishin luftuar për Pavarësinë e Shqipërisë. Pushteti serb kishte kërkuar për likuidimin edhe të Ahmet ( Tahir ) Çirezi ku sipas gojëdhënave të përcjellura nga familjarët është përshëndetur me Familje dhe ka shkuar në drejtim të panjohur që të gjejë strehim dhe nga ai moment nuk dihet asgjë, por sipas të gjitha rrethanave ai është vrarë nga pushtuesi serb. 

 

Ajet Rexhep Rexhepi (Çirezi) (1895 – 1975)

Ajet Rexhep Rexhepi ka lindur  në Çirez,  më  1 janar të vitit 1895. Ishte i  biri i Rexhepit dhe Havës. E ëma Hava ishte nga fshati Zhazhë (Shalë e Bajgorës). Ajet Rexhepi qysh në moshën e re për shkak të burrërisë së treguar, nga shokët dhe rrethi ishte i njohur në emër të fshatit Ajet Çirezi.

Ai qysh në moshë të re ka vijuar mësimet në mejtep (shkollë fetare) në Polac komuna Skenderaj. Mirëpo për shkaqe ekonomike detyrohet të ndërpresë mësimet në vitin e tretë të mejtepit.

Në vitin 1918 Ajeti ishte 23 vjeçar kur kishte ndodhur lufta e Lec Gradicës që në këtë luftë Leci i plagosur rëndë zihet rob nga forcat serbe, kurse Halimi dhe Avdulli nga Gradica strehohen në Familjen e Ajet Çirezit në bunkerin që ishte i ndërtuar nga Familja Rexhepi që qëllimi i ndërtimit të bunkerit atëherë ishte për tu strehuar ushtari i plagosur i  Azem Bejtës, Ramadan Zeka, po ashtu në atë bunkerë është strehuar dhe është mbajtur tri vite Sokol Mikushnica i kërkuar nga pushteti i atëhershëm.

Pasi kuptohet se Leci ishte vrarë në Polac një togu ushtaresh pushtues në vendin e quajtur “Bishtaroqe” afër “Zabelit të Tatarit” Ajeti ju kishte zënë prite se bashku më Halimin dhe Avdullin nga Gradica (vëllëzerit e Lecit), babai i Ajetit,  Rexhepi si dhe Sherifi. Kjo ishte beteja e parë e Ajet Çirezit që merrte pjesë në luftë me armë në dorë qysh në moshë shumë të re. Pas dy tri dite Ajeti ka marrë pjesë prapë në një luftë të “Livadhi i Bigës” më ç’rast janë vrarë shumë xhandarë serb, për të vazhduar me betejën tjetër në Gojfile ku gjithherë kanë prirë Halimi dhe Avdulli nga Gradica si hakmarrje për Lec Gradicën

Pas një viti të kësaj beteje Ajeti ndërpren mësimet në mejtep. Pushtuesit pa dëshirën e tij e dërgojnë në shërbim ushtarak në Vranjë ku qëndroi dy muaj ushtar dhe pas dy muajve shfrytëzon rastin dhe arratiset me armatim e kthehet në shtëpi. Pas këtij momenti kalon në ilegalitet peër tri vite. Pas tri vitesh ne ilegale ai zihet dhe dërgohet përsëri në shërbim ushtarak në Suboticë në vitin 1924 në kohën e Mbretërisë Serbo – Kroato – Sllovene.

Shtypja e madhe që ju bëhej shqiptarëve nga pushtuesi serb Ajetin e shqetësonte se tepërmi andaj tash pak më i kalitur edhe nga përvoja ushtarake bëhet udhëheqës i një grupi për rrethimin e postëkomandës policore me xhandarë serbë. Aksioni ishte kryer me mjaft  sukses, pasi ata kishin likuiduar  të gjithë xhandarët serbë në Prellovc.

Pas këtij aksioni ka qenë pjesëmarrës i luftës së Artakollit në fshatin, Beçuk kundër çetnikëve serbë.

Më vonë ka qenë i mobilizuar në Koloshin, pjesëmarrës i luftës së Pazarit,  pastak ka vepruar në zonat e Kaçuberrit, Rozhajës dhe Podgoricës.

Ajeti ishte ftuar nga Shaban Polluzha dhe per kete ishin dërguar Tafa (djali i Shabanit) dhe Hetem Shtutica prandaj ka qene ushtari i pare me numër rendor një (1) i regjistruar per formimin e Brigades se Shaban Polluzhes.

Mbas këtyre luftërave rreth formimit të Brigadës së Komandantit Shaban Polluzha, Ajeti i është bashkuar kësaj Brigade ku ka ushtruar detyrën, komandant batalioni si dhe përkthyes i komandantit, Shaban Polluzha. Prandaj me kete rast Ajeti eshte zgjedhur Komandant i Gardës Kombëtare.

Në Podujevë,  Ajeti ishte njoftuar nga Rifat Rumenishta për vendndodhjen e burgut e po ashtu edhe për numrin e personave qe mbahen në atë burg famëkeq, pas këtij njoftimi Ajeti merr pjese në betejë se bashku me shokë ku është thyer burgu dhe janë liruar të burgosurit nga burgu i Podujevës, për këtë është dekoruar nga komandanti Shaban Polluzha, edhe një herë tjetër merr dekoratë për betejën e lavdishme që kishte bërë në Pazar në Gjurgjev-stub.

Ajeti ka marrë pjesë në të gjitha betejat me Shabanin, në një betejë të ashpër që e zhvilluan në malet e Çyçavicës më çetnikët serb Ajetit i është plagosur vëllai, Mehmet Rexhepi dhe i është vrarë kushëriri, Hetem Deliu. Ai kishte marrë pjesë gjatë gjithë luftës në këto beteja të Ura e Pestovës, Shalë, Qyqavicë, Kollë, Strovc, Bequk, Kryqet e Popit (Rakinicë), Kryshevc, Abri, Morinë, Rezallë etj.

Në përfundim të luftës me komandant Shaban Polluzhën ishin vendosur në fshatin Tërstenik në lagjen e “Dvoranve” ku janë plagosur rëndë komandanti Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, komandën e merr Rexhep Gjeli dhe Ajet Çirezi, të cilët udhëheqin luftëtarët u prijnë duke e qar rrethimin dhe tërheqin të plagosurit. Pas vdekjes së komandantit Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës dhe shpartallimit të Brigadës, Ajeti ka qëndruar një kohë në male.

Vdiq më 2  tetor të viti 1975.  Ajeti ka lënë pas dy djem: Rexhep Rexhepin (i rënë me 28 shkurt 1998 në Betejën Likoshan – Çirez dhe Brahim Rexhepin.

Kontrolloni gjithashtu

Lasgush Poradeci (1899 - 1987), poet, shkrimtar dhe përkthyes i talentuar

Lasgush Poradeci (1899 – 1987), poet, shkrimtar dhe përkthyes i talentuar

Llazar Gusho u lind në Pogradec, më 27 dhjetor të vitit 1899. Ka vdekur në ...