Njoftim për qytetarët e Deçanit

Njoftohen të gjithë të interesuarit në komunën e Deçanit të cilët kanë ushtruar veprimtari Hoteliere në periudhën kohore 1964 – 1994, se vërtetimet mund ti marrin në Drejtorinë për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Deçanit. Deri më tani ky libër figuronte si i zhdukur ndërsa me përpjekjeje të vazhdueshme të Institucionit Komunal ky libër (regjistër) tashmë është në Institucionin Komunal. Të gjithë qytetarët te cilët deri më tani kanë pas mungesë të pajisjes më dokumente për rregullimin e stazhit pensional të veprimtarisë së tyre, tashmë vërtetimin mund ta marrin në Drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim në objektin e Komunës së Deçanit, ç’do dit pune nga ora 08-16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rezallë u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil Ahmeti

Në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil …