Njoftim për rrezik të shtuar nga vërshimet dhe masat e kujdesit

Komuna e Ferizajt në bazë të situatës së fundit meteorologjike dhe reshjeve të dendura që kanë përfshirë rajonin, njofton qytetarët se ekziston rrezik i shtuar për paraqitjen e vërshimeve në disa zona.

Kërkohet nga qytetarët që:

• Të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht pranë rrjedhave ujore, kanaleve dhe zonave ku ka grumbullim uji;

• Të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik të lartë;

• Të raportojnë çdo situatë të mundshme emergjente në numrat 192 dhe 193.

Ekipet emergjente dhe Policia janë të angazhuara në terren dhe po monitorojnë gjendjen në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim të sigurimit të një reagimi të shpejtë dhe efektiv.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, thuhet në fund të njoftimit nga komuna e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia” nga Pozherani

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Klubit …