Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal të Deçanit, të datës: 02.12.2019, për shpalljen e diskutimit publik për Propozim Rregulloren për Transparencë në Komunën e Deçanit, Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Deçanit shpallë këtë:
NJOFTIM PUBLIK
LIDHUR ME PROPOZIM RREGULLOREN PËR TRANSPARENCË NË KOMUNËN E DEÇANIT
Propozim Rregullorja për Transparencë në Komunën e Deçanit do të jet për shqyrtim publik prej datës: 13.01.2020 deri 27.01.2020
Komuna e Deçanit, ka publikuar këtë propozim rregullore në ueb faqen zyrtare të komunës së Deçanit : https://kk.rks-gov.net/decan/ si draft propozim.
Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet për plotësim-ndryshim mund të paraqitën në Zyrën për Informim Publik që gjendet në ndërtesën e komunës kati i II, Zyra nr 22. Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: [email protected]
Ndërkaq diskutimi publik do të mbahet me datë: 17.01.2020 në ora 11:00
Vendi: Salla e konferencave kati i III-të në objektin e Komunës.
Ky diskutim publik është i hapur për të gjithë qytetarët Deçanit, shoqërinë civile, gazetarët etj.