Sot në orët e hershme të mëngjesit punonjësit e NPL “Ambienti” në Ferizaj, kanë marrë aksion për pastrimin dhe larjen rrënjësore të nënkalimeve për këmbësor, tek nënkalimi kryesor në qytetin e Ferizajt. Është shumë e rëndësishme të pastrojmë nënkalimet e këmbësorëve për të siguruar një mjedis të pastër, të këndshëm dhe të sigurt për gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt.
Çdo ditë punë, angazhim dhe përkushtim që të mbajmë pastër çdo hapësirë publike.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
