Pensionohen dy zyrtarë komunal dhe dy mësimdhënës në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, Arta Ajetin dhe drejtoreshën për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Majlinda Ostrogllava, kanë pritur në takim zyrtarët komunal Elmaz Zeqirin dhe Beshir Pirën po ashtu edhe profesorin e artit Musa Sadiku e mësimdhënësin Sylejman Azemi, të cilët sapo janë pensionuar. Ai me këtë rast i ka falënderuar secilin veç e veç për kontributin e dhënë në institucionet komunale dhe arsimore dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Kryetari Haliti vlerësoi lartë kontributin e tyre të dhënë ndër vite, duke i cilësuar si shembull për sjellje të mira me palë e nxënës dhe përkushtimin në punë, në të mirë të vendit dhe qytetarëve dhe shoqërisë, me ç’rast i nderoi me nga një mirënjohje. Përndryshe Elmaz Zeqiri ka punuar si Përgjegjës i Zyrës së Auditimit të Brendshëm, Beshir Pira si Udhëheqës i Sektorit për Shërbime të Përbashkëta, Musa Sadiku si profesor i artit në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ndërsa Sylejman Azemi si mësimdhënës në shkollën “Dëshmorët e Lubishtës” në fshatin Lubishtë.

May be an image of 11 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …