Nuk ka më pagesa për shfrytëzimin e ujit në Kroin e Bajgores

Drejtuar nga kryetari Bahtiri, është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të komunës së Mitrovicës, në të cilën ishte  i  pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Safet Kamberi  dhe të gjithë drejtorët e drejtorive të administratës komunale. Në mbledhje u fol për Draft-Planin e  veprimit të Komunës së Mitrovicës për vitin 2016, për masat që duhet ndërmarrë lidhur me objektin e ish Shkollës së Muzikës, në Rr. Vëllezërit Dragaj dhe çështje të tjera që i iniciuan drejtorët e drejtorive.

Lidhur me Draft-Planin e  veprimit të Komunës për vitin 2016, u tha se  duhet të përgatitet sa më mirë dhe të jetë i gatshëm për aprovim definitiv deri në muajin prill të këtij viti.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Naim Hajra, foli për gjendjen e objektit të  ish Shkollës së Muzikës, duke theksuar se ky objekt është shumë i vjetër e jo funksional, që aktualisht është duke u përdorur si vendstrehim për disa familje, të cilët pa leje të organeve kompetente e kanë uzurpuar këtë pronë komunale, edhe pse objekti nuk i plotëson kushtet për një gjë të tillë.

Ai propozoi që ky objekt të rrënohet, pasi qëndrimi i tij në këtë gjendje, mund të paraqet rrezik, si për familjet që jetojnë në të, ashtu edhe për qytetarët tjerë.

Hajra tha se me rrënimin e objektit, aty krijohet një hapësirë e përshtatshme për krijimin e një mini-tregu, ku prodhuesit mund t’i shesin prodhimet e tyre, ndërsa  qytetarët të furnizohen me prodhimet e ekspozuara aty, si dhe hapësirë më e madhe për lëvizjen dhe qarkullimin e qytetarëve pa pengesa.

Temat tjera që u diskutuan gjatë këtij takimi ishin edhe çështja e kroit publik në Shalë të Bajgores, ku ditë më parë një banor i atyshëm ka filluar që të përfitojë edhe materialisht nga qytetarët që furnizohen me ujë, duke i detyruar që të paguajnë.

Kryetari Bahtiri i njoftoi drejtorët se ai ka vizituar kroin e lartpërmendur të shtunën dhe se aty ishte çdo gjë në rregull dhe nuk ishte askush që t’i obligojë qytetarët për të paguar për ujin që e marrin.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …