Përfaqësuesit e Komunës së Mitrovicës dhe të AKP-së biseduan për ish Ndërmarrjen “Kosovatrans”

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës Safet Kamberi,  i  shoqëruar nga  kryetari i Komisionit të aksionarëve të Ndërmarrjes “Kosovatrans-Stacioni i Autobusëve” në Mitrovicë, Gani Mustafa,  janë takuar në Prishtinë me kryetarin e Bordit të AKP-së  Petrit Gashi, me ç’rast kanë biseduar rreth shkresave të  Komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen “Kosovatrans-Stacioni i Autobusëve” në Mitrovicës, të cilat brenda vetës ngërthenin pyetjet në raport me pronësinë dhe kapitalin.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Sead Ujkani, kryesues i Bordit të Ndërmarrjes “Kosovatrans-Stacioni i Autobusëve” në Mitrovicë, Ramadan Ademi e Sefedin Beka, anëtarë të  Bordit të ndërmarrjes, si dhe Xhavit Hasani, u.d. i  Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen “Kosovatrans-Stacioni i Autobusëve”, në Mitrovicë.

Gjatë takimit u diskutua kryesisht për pronësinë  dhe kapitalin e Ndërmarrjes K.T.U. “Kosovatrans”, përkatësisht për atë se cila ishte  kur i është dorëzuar ish AKM-së, cila ishte pronësia dhe kapitali i ndërmarrjes kur  është dorëzuar nga ish AKM-ja tek AKP-ja dhe cila ishte pronësia dhe kapitali i ndërmarrjes kur  është dozuar nga AKP-ja tek Komuna e Mitrovicës, më datën 20.06.2012. U bisedua edhe për obligimet tjera të ndërsjella.

Në përfundim  të këtij takimi, përfaqësuesit e AKP-së  u zotuan se  do t’i përgjigjen kërkesës së Kuvendit të Komunës së Mitrovicës përmes formës së shkruar në raport me problematikën e ndërmarrjes së lartpërmendur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …