Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromin ‘Down’

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromin ‘Down’, organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kanë bërë thirrje që të ketë më shumë përkujdesje dhe barazi për fëmijët e prekur nga ky sindrom. Sipas këtyre OJQ-ve, shumica e fëmijëve me aftësi të kufizuara jetojnë në kushte tepër të vështira dhe nuk i gëzojnë të drejtat e tyre. Ndonëse janë hartuar një sërë rregulloresh që adresojnë çështjen e personave me aftësi të kufizuar, ende mbetet shumë për t’u bërë në drejtim të zbatimit të legjislacionit si dhe vetëdijesimit të shoqërisë. Aktivistët kërkuan nga Qeveria dhe komunat që të investojnë në këtë drejtim, përmes ndarjes së buxhetit të nevojshëm për zbatimin e politikave, ligjeve dhe strategjive në sektorin e shëndetësisë, të mirëqenies sociale dhe atë arsimor. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përsëriten thirrjen që institucionet publike ë marrin hapa konkretë që të gjithë fëmijëve t’u sigurohen shërbimet adekuate pa diskriminim, përkrahje familjeve, t’u sigurohet e drejta për arsim cilësor, shëndetësi dhe mirëqenie, sepse të gjithë fëmijët meritojnë mirëqenie dhe përkujdesje pa dallime.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …