Brickos

Ka nisur puna me Akademinë e Shkollës së Futbollit në Kuadër të KF-Deçani

Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishëm  për sportin Deçanas sidomos për futbollin, për të krijuar futbollist të rinj që do ta përfaqësojnë klubin e Futbollit Deçanit duke mos anashkaluar edhe klubet tjera jashtë Kosovës. Në hapje e kësaj Akademie te futbollit e cila është nën ombrellën e komunës së Deçanit i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj i cili këtyre sportistëve por edhe profesorëve  ju premtoi mbështetje të vazhdueshme që kjo Akademi të jetë akademi shembull për komunat tjera.

Kryetari Selmanaj  tha se iniciativa për një Akademi te Shkollës së Futbollit në Kuadër të KF-Deçani ka qenë e kamotshme por sot kur jem këtu në këtë ngjarje na bën të ndihemi mirë më talent të rijnë.

Profesori Gani Dautaj  tashmë Drejtor i Shkollës së futbollit në kuadër të KF-Deçani, tregon se për 15 vite kishte të themeluar shkollën e tij private, ndërsa me  iniciativën e kryetarit të komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj  atë shkollë e ka shkri në Akademi të  Shkollës së Futbollit në KF –Deçani të cilën e kanë hapur sot.

Ndërsa Avni Rexhaj nga DKRS-ja  tregon se të jesh trajner në këtë shkollë është privilegj, më përfundimin e palestrës sportive dhe stadionit të qytetit në do të jemi të kompletuar më infrastrukturë sportive andaj na mbetet që më një përkushtim edhe më të madh të punojmë që këta talent të rijë të ecin drejt sukseseve.

Kjo Akademi e shkollës së futbollit në kuadër të KF-Deçani  mirëpret talent të rijnë deçanas që ta zhvillojnë talentin e tyre në futboll, mbase kjo shkollë e ka mbështetjen e plotë të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …