Ambasadori Delawi është zhgënjyer që Kuvendi nuk përzgjodhi gjyqtarët vendor për Gjykatën Kushtetuese

Delawie premton përkrahje për shëndetësinë në Kosovë

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka premtuar përkrahjen e vendit të tij për shëndetësinë në Kosovë. Duke marrë pjesë në seminarin “Mbështetja mjekësore për ndihmë humanitare dhe reagim ndaj fatkeqësive”, ai ka evokuar përvojën amerikane në këtë drejtim, duke thejksuar se rëndësia reagimit në rastet e emergjencave në SHBA është parë vetëm pas 11 shtatorit 2001 kur kishte ndodhur sulmi terrorist në kullat binjake. “Zyrat tona janë të përkushtuara që të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe nëse të gjithë ju e kuptoni që ky trajnim është i dobishëm, atëherë do ta shihni se ekipi do të kthehet sërish në Kosovë më 2017 dhe planifikojmë që atëherë të kryejmë trajnim për zhvillimin dhe praktikat më të mira të sistemit të shëndetësisë”, ka deklaruar ambasadori, Delawie.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …