Brickos

Nxënësit e SHFMU ‘’Shkëndija” në Suharekë fitues të projektit të “Kosovision Contest”

Në Kosovë, në gjashtë vitet e fundit është zhvilluar një projekt me klasat e pesta të karakterit shtetëror KOSOVISION CONTEST – Gara për vizionin e Kosovës. Këtë vit shkollor, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ‘’Shkëndija” në Suharekë, merr pjesë në këtë garë me klasën e V.1 me mësimdhënësen Bahrije Zenelaj. Ky projekt është arsimor, ku fëmijët paraqiten për konkurrim me pano-hamer se si e shohin ata të ardhmen e Kosovës në katër fusha: Arsim, infrastrukturë dhe mjedis, bashkëjetesë dhe ekonomi.

Ata  paraqitën këto fusha me anë të vizatimeve dhe elementeve të ndryshme të artit si dhe garuan edhe me një projekt ide. Veprat e mëdha përherë kërkojnë vizione dhe vizionarë të mëdhenj, ndaj edhe u organizua ky projekt arsimor në formë gare tejet atraktive, e cila vërtetë u zhvillua me një dinamizëm dhe përkushtim. Fitues të projektit KOSOVISION CONTEST në Suharekë, për vitin shkollor 2016/17 që financohet nga komuna e Suharekës, është Shkolla Fillore e Mesme e Ulët   “Shkëndija”, Suharekë, klasa e  V/1, me mësuesen Bahrije Zenelaj. Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha priti në vizitë nxënësit, pjesëmarrës të këtij aktiviteti, të cilët i përgëzoi për përzgjedhjen dhe u dëshiroi suksese në punën e mëtejme.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …