OJQ Hareja, Grupi Joformal i grave asambliste dhe SHL-Kosova kanë organizuar tryezë me rastin e 8 marsit

Gruaja shqiptare kurdo përgjatë historisë i ka shërbyer me devotshmëri kombit e shoqërisë, duke u bërë pjesë e luftërave, ideve e përpjekjeve të pandalshme ndër breza për realizimin e të drejtave tona njerëzore e kombëtare. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, për nder të 8 Marsit, ka marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga OJQ Hareja, Grupi Joformal i grave asambliste dhe SHL-Kosova, tryezë e cila u përkrah nga OSBE. Bashkë diskutuan për avancimin e pozitës së gruas, ku kryetari Latifi ka ofruar mbështetjen dhe gatishmërinë për t’i përkrahur gratë në të gjitha aspektet! Uroj të gjitha gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me dëshirën dhe vendosmërinë e madhe që të punojmë sa më shumë që pozitën e gruas shqiptare në shoqëri ta ngrisim edhe më lartë.

Urime 8 Marsi! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …