Organizata bamirëse “LDS Charity” nga SHBA, ka ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet e 19 janarit të këtij viti në komunën e Skenderajt

Drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ka mirëpritur përfaqësuesit e organizatës bamirëse “LDS Charity” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Clay dhe Calthy Stringham, të cilët i kanë ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet e 19 janarit të këtij viti. Drejtoresha Hasani – Ibrahimi i ka falënderuar në emër të Komunës së Skenderajt miqtë amerikan për mbështetjen që e ofruan ndaj familjeve të goditura nga fatkeqësia natyrore. Me këtë rast drejtoresha e Shëndetësisë u ka ndarë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë. Miqtë nga Amerika kanë siguruar bashkëpunim në të ardhmen, në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …